G

Në shërbim të dijes dhe edukimit, përmes librave dhe mësimdhënies.

Instituti Germa është institucion kulturor dhe edukativo-arsimor që vepron në fushën e botimeve, përkthimeve dhe mësimdhënies. Botojmë literaturë fetare, gjuhësore dhe edukative, organizojmë kurse për leximin e Kuranit dhe mësimin e gjuhëve, si dhe përgatisim videoleksione e materiale mësimore.

Në përgatitjen e botimeve, i kushtojmë kujdes saktësisë së përmbajtjes, cilësisë së përkthimit dhe redaktimit gjuhësor. Në kurse, ndërthurim shpjegimin me ushtrime praktike, sipas nivelit dhe nevojave të nxënësve.

“
Thuaj: “Zoti im, shtoma dijen!”
Kurani, 20:114

Saktësia

Mbështetemi në burime të besueshme dhe e rishikojmë përmbajtjen para botimit, me kujdes për saktësinë fetare dhe gjuhësore.

Qartësia

Përdorim gjuhë të rrjedhshme dhe shpjegime të kuptueshme, duke i sqaruar termat dhe çështjet që kërkojnë njohuri paraprake.

Kujdesi për nxënësin

Mësimet i përshtatim sipas moshës dhe njohurive të nxënësve. U japim hapësirë pyetjeve dhe i ndihmojmë të përparojnë hap pas hapi.

Përgjegjësia

Mirëpresim vërejtjet dhe sugjerimet dhe i korrigjojmë gabimet që vërehen në botimet dhe materialet tona.

Portret i Jusuf Kastrati

Jusuf Kastrati

Themelues & drejtor

Udhëheqja

Themelues dhe drejtor i Institutit Germa

Instituti Germa udhëhiqet nga hoxhë Jusuf Kastrati, themelues dhe drejtor i Institutit. Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Sheriatit të Universitetit Islam „Imam Muhamed ibn Saud“ në Rijad, në degën e jurisprudencës islame dhe bazave të saj. Në të njëjtin universitet ka përfunduar edhe studimet master në Kulturë Islame, ndërsa aktualisht vijon studimet e doktoratës në degën e Qytetërimit Islam në Universitetin Zejtuna në Tunizi.

Hoxhë Jusufi ka përvojë shumëvjeçare në përkthimin e literaturës islame dhe në mësimdhënie. Ka përkthyer libra fetarë dhe ka mbajtur kurse për mësimin e leximit të Kuranit dhe të gjuhës arabe, me shpjegime në shqip dhe gjermanisht. Një pjesë të veçantë të punës së tij ia ka kushtuar edukimit fetar të të rinjve.

Bashkohu me ne