Përkthim i kuptimeve në gjuhën shqipe
Lexoni Kuranin së bashku me përkthimin e kuptimeve të tij në gjuhën shqipe nga Jusuf H. Kastrati. Përkthimi është i qasshëm falas në Kurani.info.
Ky përkthim është përgatitur për t’i përcjellë lexuesit shqiptar kuptimet e ajeteve me saktësi dhe në një shqipe të qartë e të rrjedhshme. Puna është mbështetur në tefsire të besueshme dhe ka kaluar nëpër rishikime të shumta fetare e gjuhësore.
Çdo përkthim është një përpjekje njerëzore për të përcjellë kuptimet e ajeteve dhe nuk mund ta pasqyrojë plotësisht pasurinë gjuhësore e kuptimore të origjinalit. Prandaj, ai shërben si ndihmë për ta kuptuar Kuranin, ndërsa vetë Kurani është Libri i shpallur nga Allahu në gjuhën arabe.
Saktësi dhe besnikëri
Kujdes në përcjelljen e kuptimeve të ajeteve, duke u mbështetur në tefsire të besueshme.
Shqipe e qartë dhe e rrjedhshme
Shqipe e qartë dhe e rrjedhshme, me përpjekje për të ruajtur, brenda mundësive të saj, veçoritë e shprehjes kuranore.
Njëtrajtshmëri në stil dhe terminologji
Përdorim i njëtrajtshëm i terminologjisë dhe ruajtje e termave islamë të njohur në gjuhën shqipe.
Fusnota të shkurtra
Sqarime që e ndihmojnë lexuesin të kuptojë ajetet aty ku nevojitet shpjegim shtesë.
Rishikim fetar dhe gjuhësor
Shqyrtime të përsëritura nga specialistë të fushave përkatëse, për saktësinë e kuptimeve dhe të shprehjes në shqip.
Qasje e lirë
Përkthimi mund të lexohet falas në internet. Versioni elektronik mundëson përditësimin e tij me korrigjime dhe përmirësime të mëtejshme.
Jusuf H. Kastrati
Doktorant në Qytetërimin Islam
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit fisnik në gjuhën shqipe është fryt i një pune shumëvjeçare kërkimore, përkthimore dhe redaktuese.
Dr. Arben Ahmetaj
Redaktim fetar
MSc. Burim Koçinaj
Redaktim fetar
Dr. Mustafë Jakupi
Redaktim fetar
Dr. Rijad Misini
Redaktim fetar
MSc. Florian Leli
Konsulencë fetare
MSc. Jeton Koqinaj
Redaktim gjuhësor
Shënim
Ky përkthim ndodhet në fazat përfundimtare të redaktimit dhe shqyrtimit shkencor. Mirëpresim çdo vërejtje dhe sugjerim që mund të ndihmojë në përcjelljen sa më të saktë të kuptimeve të Kuranit fisnik.